Shfaqet varianti ‘XBB’ i Covidit, epidemiologu zbulon situatën në Shqipëri

3 Janar 2023 | 20:01

Javët e fundit në Shtetet e Bashkuar të Amerikës është vënë re një rritje graduale e rasteve dhe shtrimeve në spital për shkak të coronavirusit.

Ekspertët pohojnë prezëncën e virusit XBB.1.5. Rastet ditore javët e fundit të dhjetorit u rritën nga 4% në 41%.

Virologët dhe epidemiologët thonë se kjo nënlinje e Omicron ka veçori që i jep asaj potencialin për të nxitur një rritje të re të rasteve të Covid-19 në SHBA, megjithëse është ende e paqartë se sa e madhe do të jetë kjo valë dhe nëse mund të dërgojë shumë më tepër njerëz në spital.

Raste me këtë variant të ri janë identifikuar edhe në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete aziatike.

Euronews Albania u interesua edhe pranë Instituti të Shëndetit Publik. Epidemiologu Rexhep Muja thekson se aktualisht nuk ka prezencë të variantit të ri në vendin tonë, por po mbahen në vëzhgim qytetarët me histori udhëtimi gjatë ditëve të fundit.

“Konstatohen raste sporadike. Pozitiviteti haset kryesisht tek të pavaksinuarit, por edhe tek të vaksinuarit me imunitet të dobësuar ( tek shtetas që kane kaluar mbi 9 muaj nga data e aplikimit të vaksinës së fundit.)

Vetëm shtetas me histori udhëtimi mbahen në surveiancë. Nëse këto paraqesin simptoma, merren mostra për diagnozë të varianteve të reja Covid import nga shtete të ndryshme.

Mbahen në surveiancë edhe raste të dyshuara për virus gripi. Nuk ka shtim të testimeve. Ju bëj thirrje qytetarëve të kryejnë vaksinimin. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë të infektuar me coronavirus”, tha epidemiologu.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026