Ish-komandatët e UÇK-së në burg, Moisiu: Padrejtësi ndaj shqiptarëve
Ish presidenti Alfred Moisiu tha se mbajtja e ish-komandantëve të UÇK-së në burg është një padrejtësi që po u bëhet shqiptarëve.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se kur një person vihet para përgjegjësisë njihet me aktakuzën, por kjo gjë nuk ka ndodhur me ish-komandantët e UÇK-së, të cilët prej dy vitesh ndodhen në burg në Hagë.
“Kjo nuk është vetëm e dhimbshme por është një padrejtësi që na bëhet ne shqiptarëve. Arrestimi dhe mbajtja ne burg e udhëheqësve të UÇK-së është diçka e padëgjuar. U bën dy vjet që janë atu dhe ende nuk kanë një aktakuzë. Unë nuk jam jurist por di që gjëja e parë që bëhet kur tjetri vihet para përgjegjësisë është që i jepet aktakuza. Edhe në kohën e Enverit që ishte diktaturë, aktakuza bëhej. Por dhe ti mbash brenda për te grumbulluar materiale? Kjo është një tentativë për ta bërin qingjin ujk dhe ujkun qingj. Kush ka bërë krimet dhe kush po paguan.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West