Alfred Moisiu: Pse presidenti duhet të jetë me “flokë të bardha”

4 Janar 2023 | 21:52

Ish-presidenti Alfred Moisu tregoi në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se gjatë mandatit të  tij 5-vjeçar kishte punuar për të shuar konfliktet politike.

Ai kujtoi se si në  zgjedhje vendore të 2007 situata ishte e tillë që zgjedhjet mund të mos bëheshin fare, por ai kishte mbledhur gjithë kryetarët e partive parlamentare dhe për 24 orë dhe i dhanë zgjidhje problemit.

Sipas Moisit, mosha dhe përvoja kanë shumë rëndësi për postin e kreut të shtetit, që sipas tij duhet të jetë ‘Babai i Kombit’.

“Për mua presidenti duhet të jetë me flokë të bardha. Pra mosha e përvoja kanë rëndësi. Tani të lësh presidencën e të shkosh të krijosh parti nuk shkon. Nuk e kemi parë gjëkundi këtë gjë. Sepse kjo do të thotë që ti gjatë kohës që ke qenë në atë detyrë e ke menduar se ç’do bëhet më tej. Po edhe të zgjedhësh një president 40-vjeçar, me pas s’mund ta nxjerrësh në pension. Pra janë disa gjëra që duhen marrë në konsideratë. Për fat të keq ne më shumë bëjmë kompromise se sa zgjidhje për të ardhmen, për të siguruar stabilitetin dhe zhvillimin dhe vazhdimin e demokracisë” u shpreh Moisiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026