Makina përplas të moshuarin me biçikletë, shoqërohet drejtuesi
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës, ku një 70-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë.
I moshuari është transportuar për në spitalin e qytetit, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut