Makina përplas motorin në Maminas, dy të lënduar

Foto ilustruese
5 Janar 2023 | 13:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Maminasit këtë të enjte, ku bëhet me dije se një motomjet është praplasur nga një automjet. Sipas informacioneve paraprake janë dëmtuar dy personat të cilët po lëviznin me motor, njëri prej të cilëve të mitur.

Të lënduarit janë transportuar në spital, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026