Shabani: Berisha s’ka rritje po u bashkua me Metën, do të marrë negativitetin e tij
Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani tha për “Barometri” në Euronews Albania se nëse Sali Berisha bashkohet me Ilir Metën nuk do të ketë rritje.
Kjo për arsye sepse, sipas Shabanit, kryedemokrati do të marrë gjithë negativitetin e kreut të Partisë së Lirisë.
“Ilir Meta ka pjesën më të madhe të popullit kundër, nuk e do njeri,” – u shpreh Shabani.
Ai shtoi se nuk ka kuptim bashkimi, pasi do të bëhet më i humbur se është.
Barometri zbuloi se për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq