Grevat paralizojnë Kosovën; arsimi, shëndetësia dhe policia bojkotojnë punën

13 Dhjetor 2019 | 08:48

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe ajo Policisë së Kosovës, sot do të mbajnë grevë. Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Pagat, raporton KosovaPress. Grevë dyorëshe në arsim është paralajmëruar të mbahet në çerdhe, në universitete dhe në të dy turnet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës, me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

“Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30  deri në orën 8:30. Greva në Universitete  greva fillon në orën 8 deri në orën 10. Greva në shkollat e Kosovës  mbahet në dy orët e para në të dy turnet. Greva dyorëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, thuhet në njoftim. Ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet grevë e përgjithshme të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, me moton “Presim pagat me Ligjin e ri”. Greva do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00, me kërkesën për implementimin e Ligjit për pagat që ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, por që është dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026