Paralajmërimi i Spahiut: Kjo është partia që zhduket këtë vit
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se në Shqipëri nuk ka 2 apo 3 parti, por vetëm 1 parti të ndarë në 2-3 degë në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë mes tre liderëve Rama-Berisha-Meta.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas Spahiut, në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë e tjera logot e të cilave i ka blerë Berisha.
“Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mendoj se ky është lajmi më i mire për Shqipërinë dhe shenja e parë që mund të nisë të çmontohet ky lloj sistemi elektoral. Shkrirja e saj do të bëjë që asnjë bashki të mos ketë kryetar nga LSI. Në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë e tjera, logot e të cilave i ka blerë Berisha duke u dhënë nga një deputet në parlament. Nuk do ketë grup parlamentar, do kemi vetëm një person të futur në Parlament. Këtë e thotë sondazhi i Euronews që gjithmonë ka një marzh shumë të vogël gabimi. Provohet që Meta është politikani më i urryer në Shqipëri”, tha Spahiu.
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran