OFL u kërkon deklarimin e pasurisë pesë të dënuarve për vepra të ndryshme penale
Policia bëri me dije se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”,- thuhet në deklaratën e Policisë.
Së fundmi burimet policore bënë me dije se OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut