Konfindustria: Të shkrihet bordi për karburantet, nuk ndërhyn për uljen e çmimit
Konfindustria ka rishprehur shqetësimin e saj, në lidhje me mos ndërhyrjen e Bordit të Transparencës në fillim të vitit 2023, për uljen e çmimit të karburanteve në tregun vendas.
Sipas Konfindustrias, bazuar në të dhënat nga bursat ndërkombëtare cmimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke u përafruar ndjeshëm kuotave më të ulta të vitit 2022 dhe Mbështetur në vlerësimet krahësuese me bazë vjetore, cmimi i shitjes me pakicë të produktit “naftë/diesel” në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë/litër.
Konfindustria deklaroi se Bordi i Trasparencës në vazhdimësi vonon në mënyrë të tejskashme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimarrjen në rastin e uljes së cmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëare, teksa kërkon shkrirjen e saj dhe themelimin e Entit të Karburanteve, që duhet të jetë në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe i përbërë nga profesionistë.
Ndër të tjera, Konfindustria shprehet se Bordi i Trasparencës është në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë, në konflikt të plotë interesi, në gjysmën e tij nga përfaqësues të vetë subjekteve tregëtare, që duhet të hetohen për spekullime të mundshme në treg.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania