Gazifikimi nis nga Korça, Balluku zbulon dy arsyet e veçanta

9 Janar 2023 | 15:41

Brenda këtij viti pritet të nisë puna për bypassin e Elbasanit. Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi disa prej projekteve të qeverisë në infrastrukturën rrugore. Po ashtu, gjatë këtij viti do të hapet gara për akset Milot-Balldre dhe Berat-Ballaban.

“Do të kemi një projekt për bypassin e Elbasanit, kjo është shumë e rëndësishme duke na dhënë kështu në dorë një dokument më të cilin ne do të aplikojmë në fondet e BE, pasi bypassi i Elbasanit është pjesë e korridorit të 8”,  tha Blluku.

Qeveria synon gazifikimin e vendit. Për këtë, projekti do të aplikohet fillimisht në Korçë e më pas në Fier.

“Korça u zgjodh sepse ka një temperaturë mesatarisht 10 gradë më të ulët se të Fierit. Është një vend i cili njihet si qyteti ku qytetarët që paguajnë më mirë se të gjithë faturat”, u shpreh Balluku.

Zv.kryeministrja foli edhe për energjinë elektrike, për të cilën deklaroi se nuk do të aplikohet fasha për qytetarët.

Gjatë konferencës, balluku u pyet edhe për bordin e transparencës, i cili caktuan çmimet e hidrokarbureve dhe ushqimeve, ndërsa theksoi se i takon Ministrisë së Financave të vendosë lidhur me të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026