80-vjetori i John Lennon, ndriçohet ndërtesa e Empire State në nder të legjendës së Beatles
Imagjinoni nëse fansi i apasionuar pas John Lennon nuk do të kishte qëlluar në shenjë dhe t’i merrte jetën 4 dekada më parë…
Në një ditë si kjo e sotmja, legjenda e Beatles do të kishte mbushur 80 vjeç dhe qyteti i Nju Jorkut ka nderuar kujtimin e tij, duke ndriçuar ndërtesën e Empire State.
“Për ne, është shumë e rëndësishme ta mbajmë gjallë mesazhin e tij, sepse paqja, dashuria dhe e vërteta, sidomos këtë vit dhe vitet e fundit, janë mesazhe shumë të rëndësishme. Mendoj se është e nevojshme t’i mbajmë gjallë idetë e tij. E ndjemë se ishte diçka e rëndësishme ta bënim”, wshtw shprehur djali i tij, Sean Lennon.
Ai ishte më rebeli i katërshes nga Liverpuli, idealist dhe karizmatik. Si artist, Lennon kurrë nuk reshti së eksperimentuari, kompozuari dhe kënduari, duke krijuar tekste që sot janë pjesë e historisë së rock-ut.
Një album remix, një koncert dhe një shfaqje në radio, e organizuar nga djali i tij, shënojnë datën për të përkujtuar muzikantin.
“Gimme some truth. The ultimate mixes“, me 36 këngë të përzgjedhura nga Yoko Ono dhe Sean Ono Lennon është publikuar këtë të premte.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme