Sinica, fshati me potencial turistik

10 Janar 2023 | 16:51

Sinica e Devollit është një nga fshatrat i cili ka potencial në zhvillimin e turizmit. Edhe pse i braktisur nga banorët, sot ai po merr rikonstruksionet e para.

“Lulja e parë” e turizmit është një bujtinë. Dajlan Hysolli, banor i këtij fshati ka vendosur të marrë riskun duke investuar në agroturizëm.

“Rruga e solli gjënë për se mbari. Njerëzit janë duke ardhur në fshat, duke filluar të punojnë për shtëpitë e tyre, kush nga larg, kush nga Korça, kush nga Tirana, interesohen të blejnë një shtëpi, ta rikonstruktojnë, mbaroi disheza, filloi ringritja. Fillova këtë ndërkohë që isha në presion “pse e bën, kush do vije”, u tejkaluan gjithë këto dhe jemi aty ku jemi sot,” – u shpreh Hysolli.

Ndërtimi i rrugës që të çon në fshat, ishte një shtysë e madhe për rigjallërimin e zonës.

“Këtu dëbora gjithmonë na ka izoluar por me bërjen e kësaj rrugës ka filluar që të zhvillohet fshati. Kërkojnë shtëpi për të blerë, vijnë turistë si nga vendi dhe jashtë shtetit,” – tha Afrim Memelli, kryeplaku i fshatit Sinicë.

Rikonstruksioni dhe rehabilitimi i rrugës që lidh Sinicën me njësinë administrative Miras pritet që të rrisë numrin e investitorëve në këtë zonë, duke e kthyer në potencial për turizmin.

Ushqimet bio, rrugicat me kalldrëm, shtëpitë e gurta dhe qetësia që ky vend fal është premtuese për një fshat i cili do të jetë në listën më të kërkuar të juglindjes nga turistët vendas e të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026