Qarkullonte me lëndë narkotike me vete, në pranga 22-vjeçari në Shkodër
Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është kapur duke qarkulluar me lëndë narkotike me vete.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu i identifikuar si T. P, dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në automjetin e 22-vjeçarit udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, të zhvilluar një ditë më parë.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, të zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi B. C. dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis”- njofton polcia.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi T. P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq