‘Lekët mbarojnë shpejt’, qytetarët në Elbasan në radhë për të marrë shpërblimin
Kjo është panorama që ofrojnë sportelet e Postës Shqiptare në Elbasan që nga dita kur nisi shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit nga qeveria shqiptare.
Qytetarë të shumtë, kryesisht mosha të treta, sfidojnë valën e virozave në vend duke qëndruar për orë të tëra në radhë, pasi paratë në dispozicion përfundojnë shumë shpejt.
Ata shprehen se shuma e akorduar nga qeveria është e pamjaftueshme, në një kohë kur çmimet e produkteve dhe shërbimeve jetike kanë pësuar rritje të konsiderueshme.
Shumë prej tyre mendojne se kjo pako erdhi në këtë vit për arsye politike, pasi jemi në vit elektoral për pushtetin vendor.
“Kane njerëzit që në oren 9, kanë ardhur më herët kanë dorëzuar librezat. U mbaruan një herë lekët, presim të vijnë prapë lekët.
“5 mijë të reja. Asgjë fare në krahasim me çmimet, në krahasim me nivelin e jetesës janë shumë pak.
“Janë për arsye politike, është në prag të votave”, thanë disa qytetarë.
Paratë në sportelin e postës shqiptare në Elbasan vine me shuma shumë të vogla dhe mbarojnë shumë shpejt duke mos iu përgjigjur dot numrit të qytetarëve, e për këtë arsye, duket se radhet do të vijojne edhe për ditë të tjera në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh