Kush do të garojë me logon e PD-së më 14 maj? Flet Ilirjan Celibashi

12 Janar 2023 | 11:32

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se aktualisht, Partia Demokratike ka përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logun dhe Indrit Sefën.

Këta dy persona, mbështesin grupimin e Enkelejd Alibeajt.

Por Celibashi, në një deklaratë për mediat, nënvizoi se nëse do të vijë një kërkesë për regjistrim të përfaqësuesve të tjerë, KQZ-ja do të vlerësojë legjitimitetin e dokumentacionit lë lëshuar nga gjykata.

“Ne kemi komunikim institucional me Partinë Demokratike. Deri në momentin që ne flasim, përfaqësues të PD-së në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Por natyrisht që në kuadërtë komunikimeve qoftë edhe të karakterit profesional, kemi komunikime, qoftë e dheme Ivi Kason, qoftë me përfaqësues të tjerë të partive politike.  Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ. Në çfarë kuptimi legjitimiteti?  Në kuptimin që është apo nuk është ky person, me tagrin për të përcjellë në emër të PD-së, kërkesa të ndyshme, propozime.

Sot, janë përfaqësues të PD-së në KQZ, dy zotërinjtë që përmenda. Autorizimi që ata kanë, është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në momentin që do vijë një kërkesë, qoftë edhe për regjistrimin e Partisë Demokratike, do të vlerësojmë legjitimitetin e personit që paraqet atë kërkesën. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ-ja merr nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo nuk është një çështje që e vendos KQZ-ja. Ne do të vlerësojmë  momentin që do kemi këto kërkesa, çfarë legjitimiteti ka një person, bazuar në një dokumentacion që nuk e prodhon KQZ-ja”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026