Lakers kampionët e NBA, skuadra nga Los Angeles mori titullin e 17-të në histori 

12 Tetor 2020 | 07:58

Los Angeles Lakers janë kampionët e rinj të NBA.

Pas 10 vitesh pritje, Lakers arritën suksesin e 17-të në histori, duke barazuar Boston Celtics për numrin e trofeve të fituar.

Miami Heat, e pati të pamundur që të shmangte humbjen në finalen e gjashtë, edhe pse u përpoq shumë që të arrinte një përmbysje historike.

Le Bron James ishte ylli i ndeshjes, duke regjistruar tripledouble, me 28 pikë, 10 asiste e 14 topa të kapur në tabelë. Le Bron James bëhet i pari basketbollist që shpallet “Most Valuable Player” në katër finale, me tre skuadra të ndryshme.

Dominim që në periodën e parë, me Lakers që shënuan 8 pikë më shumë se kundërshtarët, ndërsa në periodën e dytë, skuadra nga Los Angeles e thelloi akoma dhe më shumë diferencën, duke fituar me rezultatin 16-36. Pas tre periodave të para, Lakers kishin avantazhin e 29 pikëve, dhe suksesi i Miami në periodën e fundit, shërbeu vetëm për të ngushtuar diferencën përfundimtare 93-106.

Legjitime si festa e lojtarëve në parket, ashtu dhe të tifozëve, të cilët pushtuan rrugët për të gëzuar suksesin e shumëpritur, duke shkelur edhe masat kundër COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026