Cilin grup të PD do njohë KQZ? Flet Celibashi
E drejta për t’u regjistruar me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit i takon grupit të Enkelejd Alibeajt. Sipas Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendimmarrja për këtë çështje nuk është e KQZ, por kjo e fundit njeh vetëm dokumentacionin që vjen nga Gjykata dhe Regjistri Kombëtar i Partive, aty ku ende rezulton si kryetar, Lulzim Basha.
I pyetur për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në 14 maj, Celibashi tregoi objektivin që ka KQZ.
“Një apo dy bashki më shumë sesa Vora ne mundet ta realizojmë votimin elektronik, por gjithsesi mbetet për t’u parë nëse këtë javë, ose maksimumi javës tjetër do të marrim një përgjigje të qartë nga qeveria nëse i disponojmë paratë për ta financuar këtë projekt,” – u shpreh Celibashi.
Në mbledhjen e kësaj të enjte KQZ vendosi me short që anëtari i shtatë në KZAZ-të me numër tek do jetë i PD ndërsa në ato me numër çift i PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione