Alibeaj reagon pas përjashtimit të 4 deputetëve: Unë jam drejtues i PD

12 Janar 2023 | 15:24

Kreu i grupit parlamentar të  PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit për të përjashtuar 4 deputetë nga grupi i PD.

Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se ai është drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke theksuar se është përfaqësuesi i demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë nuk e fsheh që në diskutim me demokratët, sepse do të jetë një bashkëbisedim i hapur, i sinqertë me ta, pjesë e diskutimit janë edhe lëvizjet apo zhvillimet në PD. Ju më pyesni se çfarë do të thotë kjo lëvizje? Unë mund të them se cili është pozicioni im. Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PD, i zgjedhur sipas të gjitha rregullave statutore të PD. Unë jam ushtrues i detyrës si drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur  të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Edhe e asaj që ka qenë historia 30-vjeçare e PD. Unë kam përgjegjësinë për t’i përfaqësuar për të çuar lart zërin, nevojën, dëshirën për të përballur sfidat e së ardhmes. E kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni që i bëjnë kolegëve të mi deputetë. Është hall i përbashkët i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsyet dhe hallet e tyre personale”, tha Alibeaj.

Dy ditë më parë Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD 4 deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu,

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhej se këta deputetë nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026