Çfarë ndodh nëse Berisha fiton gjyqin dhe KQZ-ja ka ende anëtarët e Alibeajt?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndarjen e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet lokale të 14 majit. PD do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ, me përfaqësues nga grupimi i Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Ledio Braho deklaroi se edhe nëse gjykata i jep vulën Sali Berishës pas 29 janarit, afati i fundit për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve, ata mund të ndërrohen në çdo moment.
Sipas tij, anëtarët e KZAZ-ve, mund të ndërrohen edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, kur KQZ-ja është në proces administrimi të numërimit të votave.
“Anëtarët e KZAZ-ve mund të ndryshohen nga partitë politike çdo çast. Hostoria ka treguar që edhe Partia Socialiste, edhe Partia Demokratike i ndryshojnë anëtarët e KZAZ-ve, anëtarët e KQV-ve deri në momentin e fundit. Edhe gjatë procesit zgjedhor, mund të qëllojë që një parti poltike, dëshiron të zëvendësojë një anëtar KZAZ-je, me një person tjetër. Është një procedurë, janë emra individualë.
Kur të marrë vendimin Komisioneri i Zgjedhjeve, do marrë vendimin, në KZAZ-në 32, emërohen si anëtarë KZAZ-je, personat me emër, mbiemër, atësi. Këto persona janë të ndryshueshëm edhe pas zgjedhjeve, edhe pas datës 14, kur KQZ-ja është në proces administrimi të numërimit të votave, mund të ndërrohen anëtarët e KZAZ-ve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani