Berisha: Qeveria kërkon t’i mbyllë gojën Dobit, të shpallet e penduara e drejtësisë

13 Janar 2023 | 12:16

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se Rozeta Dobi e cila ndodhet në burg pasi vodhi mbi 120 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit, po kërcenohet nga qeveria që mos të flasë.

Sipas tij, Dobi duhet të shpallet e penduara e drejtësisë ndërsa shtoi se çelësat e kasafortës kësaj të fundit i janë lënë në dorë nga vetë Klosi.

“Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta. Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim. Pra, këtu qëndron edhe rebusi. Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë ëdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026