Apeli i Korçës në kolaps, vetëm një gjyqtar mbetet në detyrë
Problemet me pasurinë dhe kontaktet me persona që ajo kishte gjykuar në të kaluarën, ishin shkaqet që çuan Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Korçës, Etleva Temo.
Shkarkimi i saj thellon më tej kolapsin në Apelin e Korçës ku tashmë mbetet në detyrë vetëm një gjyqtar.
Lidhur me situatën, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte komanduar gjyqtaren Mimoza Margjeka në këtë gjykatë por ajo u arrestua për korrupsion në fillim të shtatorit pasi SPAK e akuzon se liroi me garanci pasurore një trafikant klandestinësh.
Madje në këtë proces pjesë e treshes gjykuese ishte edhe gjyqtarja e shkarkuar Etleva Temo dhe gjyqtari i vetëm ende në detyrë, Olsi Xhavelli.
Lidhur me situatën alarmante në Gjykatën e Apelit të Korçës pritet ndërhyrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të komanduar gjyqtarë të tjerë në mënyrë që të vijojë shqyrtimi i çështjeve.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut