Prokuroria e ‘coptuar’ nga vettingu, kreu i KLP bën bilancin e punës për vitin 2022

13 Janar 2023 | 16:03

Një sfidë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është plotësimi i vakancave në sistem si pasojë e vetingut.

Gjatë një analize të punës për vitin që lamë pas, Alfred Balla, kryetari i KLP-së thotë se sot vendit i mungojnë 107 prokurorë.

“Sot prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë, aktualisht në detyrë janë rreth 214 prokurorë me një numër vakancash rreth 107 prokurorë që i mungojnë sistemit.Sistemi i vettingut ende s’ka përfunduar, janë rreth 88 prokurorë në proces, rreth 50 janë pezulluar nga KPK, 3 nga KLP për procedime disiplinore. Janë shkarkuar 75 prokurorë, 21 janë dorëhequr për 12 prokurorë është marrë një vendim nga KPK. Kanë kaluar vettingun rreth 60 prokurorë”, u shpreh Balla.

KLP bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm ka menduar që vakancat t’i mbushë përmes emërimeve të reja që dalin nga shkollat e Magjistraturës. Kemi 26 magjistratë të rinj që brenda vitit 2023 do të emërohen në të gjithë prokuroritë e vendit. Në total 75 prokurorë do plotësojnë radhët e prokurorisë në 3 vitet e ardhshme. Për 4-5 vite mund të them që plotësohen vendet me prokurorë. Viti 2022 ishte eficencë e plotë. Është mbledhur 3.5 herë në muaj dhe ka marrë 333 vendime ku 4 komisionet e kanë sjellë para seancës plenare relacionet e tyre dhe ka propozuar 106 vendime në të cilat baza kanë qenë ata që kanë të bëjnë me verifikiminn e figurës. Kemi miratuar 5 rregullore të reja”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026