25 doza me kanabis gati për shitje, pranga 33-vjeçarit në Fier

14 Janar 2023 | 09:26

Një 33-vjeçar u vu në pranga këtë të shtunë në Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar “Boxes”.

Shtetasi V.B u arrestua në flagrancë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti.

Gjithashtu, u gjetën shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

I riu do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Njësinë Opercionale të DVP Fier.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026