Ndihmoi autorin e plagosjes në Fier, arrestohet 49-vjeçari
Një 49-vjeçar është vënë në pranga në Fier, ku sipas policisë, ka ndihmuar shtetasin A.N të largohej nga vendi i ngjarjes ditën e djeshme, pasi plagosi një person me armë zjarri.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.
Autori 52-vjeçar është identifikuar nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 pranë rrethrrotullimit, në rrugën e vjetër që të çon në drejtim të Vlorës, në lagjen “11 janari”, ku i plagosur mbeti shtetasi D. M., 50 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes