Dokumentet sekrete, avokatët mbrojnë Biden: Ia kemi dorëzuar ‘Drejtësisë’

15 Janar 2023 | 09:38

Pesë faqe të tjera material të klasifikuar janë gjetur në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delauer.

Avokatët e tij deklaruan se dokumentet i janë dorëzuar Departamentit të Drejtësisë.

“Presidenti ka rikthyer besimin tek Departamenti i Drejtësisë. Kjo është ajo që po bëjmë kur themi se do t’i referohemi Departamentit të Drejtësisë, restaurimi i pavarësisë së tij për çështje të tilla. Dhe kjo është e rëndësishme për presidentin. Ajo që unë po them lidhur me hetimin ka qenë konsistente për dy vitet e fundit. Ju më keni dëgjuar të them shpesh herë kur bëhet fjalë për çështje ligjore apo të ngjashme me këtë, se ne i jemi referuar gjithmonë Departamentit të Drejtësisë. Ndaj nuk këtë aspekt s’ndryshon asgjë”, tha Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Avokatët e presidentit Biden kanë deklaruar se dokumentet lidhen me kohën kur ai ka qenë zëvendës i Barack Obama. Sidoqoftë, një hetues i posaçëm po mbikëqyr menaxhimin e dokumenteve nga kreu i shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026