Kompania argjentinase tregon benefitet që do i sjellin Shqipërisë satelitët

15 Janar 2023 | 18:59

Matt Tirman, Drejtor për marrëdhëniet tregtare i ‘Satellogic’ kompania amerikane qe ka kontraktuar qeveria shqiptare për 2 satelitët në hapësirë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronws Albania.

Ai tregoi benefitet që do të sjellin satelitët për Shqipërinë, ku mes tyre përmendi luftën kundër korrupsionit, fotografimin e ndërtimeve pa leje ndërsa shtoi se satelitët mund të identifikojnë se ku ka shkelje lidhur me pagimin e taksave.

Pyetje: Kryeministri Rama ka folur me superlativa lidhur me satelitët, ka thënë që satelitët do të shërbejnë shumë mirë për luftën ndaj korrupsionit. Si do të ndihmojnë ata në këtë pikë?

Matt Tirman: Një tjetër benefit lidhur me satelitët ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, kundër krimit ndaj pronave. Mund të fotografojnë të gjithë ndërtimet pa leje në vend, të identifikojnë se ku ka shkelje lidhur me pagimin e taksave. Satelitët janë përdorur për monitorimin e kufijve, ku kanë pasur target krimet e trafikimeve.

Pyetje: Sa ka kushtuar kontrata 3-vjeçare me qeverinë shqiptare?

Matt Tirman: Çmimi total për 3-vitet e kontratës që ne kemi lidhur me qeverinë shqiptare ka kushtuar rreth 6 milion dollarë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026