Satelitët në hapësirë, kompania argjentinase: Janë trajnuar 20 zyrtarë
Matt Tirman, Drejtor për marrëdhëniet tregtare i ‘Satellogic’ kompania amerikane qe ka kontraktuar qeveria shqiptare për 2 satelitët në hapësirë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania.
Ai tha që se 20 zyrtarë janë trajnuar deri tani për të monitoruar punën e satelitëve që janë lëshuar në hapësirë.
Tirman theksoi se zyrtarët e trajnuar kanë qenë të Ministrisë së brendshme dhe zyrtarë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: A po trajnohet stafi shqiptar dhe sa kohë parashikohet të marrë trajnimi i tyre?
Matt Tirman: Po, po trajnohen. Ne kemi trajnuar disa prej ekipit shqiptar. Kanë mësuar gjëra që lidhen me inteligjencën artificiale, me të dhënat që ofrohen. Ky trajnim është kryer në dhjetor.
Pyetje: Sa persona janë trajnuar deri tani?
Matt Tirman: Janë trajnuar 20 zyrtarë deri tani.
Pyetje: Sa kohë merr trajnimi i tyre?
Matt Tirman: Varet, ky trajnim fillestar zgjati dy javë. Ne kemi për qëllim ti mësojmë të punojmë me pajisjet tona dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre.
Pyetje: Zyrtarët e trajnuar kanë qenë të Ministrisë së Mbrojtjes?
Matt Tirman: Kanë qenë të Ministrisë së brendshme dhe zyrtarë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive/ Flet zyrtari i kompanisë që ka kontraktuar Shqipëria për dy satelitët
- Dauti: Perceptimi negativ për shqiptarët vazhdon, disa tabloidë vazhdojnë shkruajnë
- Spahiu: Pse Shqipëria duhet të pranojë emigrantë të pasur dhe kualifikuar
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot