Inflacioni, Meta thirrje qeverisë: Duhen politika më efektive për më të varfërit
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kërkoi nga maxhoranca forcimin e mbrojtjes sociale për shtresat në nevojë.
Gjatë një konference për media këtë të hënë, kreu i PL tha se në kushtet e rritjes së çmimeve, nevojitet konoslidim fiskal në mënyrë që të mbrohen më të varfërit nga ana e qeverisë.
“Shqetëstimët seriozet kanë të bëjnë dhe me mbështetjen fiskale, ku theksohet se: Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më në nevojë.
Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri, duke mundësuar mbështetje fiskale më efektive dhe të shënjestruar. Pra, për më të dobëtit dhe me të varfërit duhen politika efektive.
Me borxhin publik ende të lartë dhe nevoja të mëdha për financim bruto, Shqipëria nuk mund të përballojë subvencione me bazë të gjerë. Pra një nga arsyet pse kemi dështuar të mbështesim bujqësinë dhe fermerët siç ndodh në Maqedoninë e Veriut, siç ndodh në Kosovë, siç ndodh në vende të tjera”, tha Meta.
Gjithashtu Meta theksoi se prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP-ve dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit
“Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.
Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.
Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit.
Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut