Fation Veizaj la mandatin e deputetit në Vlorë, kush pritet ta zëvendësojë
Ndryshon sërish përbërja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Deputeti i Vlorës, Fation Veizaj ka dorëzuar mandatin.
Lajmin, Veizaj e bëri me dije në rrjetet sociale, duke trefguar disa prej aryesve që e shtyn drejt këtij vendimi.
Sipas tij, dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për të përmbushur mandatin për të cilin ai u votua në 25 prill.
“Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese. Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimmarrës.”
Veizaj e mbyll reagimin e tij, duke theksuar se do të mbetet opozitar dhe se do të punojë në mbështetje të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.
Mandatin e Veizajt në Vlorë, pritet ta marrë Gëzim Ademaj që ishte në listën e PD si përfaqësues i partisë aleate, PDIU.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë