Qëndrimet e Salianjit | Kritikues ndaj Berishës, sot ka ‘ok’ për të drejtuar grupin

16 Janar 2023 | 16:26

Pas më shumë se 1 viti përplasjesh të brendshme në Partinë Demokratike, negociatash të dështuara, prapaskena për të asgjësuar politikisht grupin kundërshtar, e për të treguar se kush ka legjitimitetin për ta drejtuar këtë parti, ujërat janë trazuar sërish.

Përpjekja e Ervin Salianjit për të marrë shkarkuar Enkelejd Alibeajn e për të marrë drejtimin e grupit, duket se gëzon edhe mbështetjen e Sali Berishës, cili deri më tani nuk ka arritur të përmbysë balancat për të marrë në kontroll të grupin parlamentar, ndonëse përpjekjet nuk kanë munguar.

Por qëndrimet e deputetit Salianji, kanë ndryshuar ashtu sic kanë ndryshuar edhe dinamikat në PD.

Dikur i ashpër ndaj ish-kryetarit Berisha dhe besnik ndaj vendimeve të Kryetarit Basha, 8 janari e gjeti brenda selisë së PD.

Në heshtje Salianji u duk se i dha edhe shancin e fundit Luzim Bashës në  zgjedhjet e 6 marsit, por humbja e thellë në këto zgjedhje duket se tronditi besimin e tij tek kryetari, të cilit i kërkoi dorëheqjen.

Ervin Salianji ishte një nga disa deputetë të cilët, u disatancuan nga të dyja grupimet, duke kërkuar bashkimin e PD.

Por ndonëse kritikë ndaj të dy liderave, Berisha-Aliebaj, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, peshorja qartazi anoi siç ka deklaruar ai në njohjen e shumicës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026