Kosova 60 mln euro për biznesin, fillon shpërndarjen e paketës për rimëkëmbjen

13 Tetor 2020 | 19:54

Qeveria e Kosovës filloi nga sot shpërndarjen e mjeteve nga Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike. Me zbatimin e vendimit të Qeverisë të datës 28 shtator, me të cilin parashihej mbështetje direkte për sektorin privat, masat që janë parashikuar me këtë vendim janë hartuar në bashkëpunim të plotë me përfaqësues të bizneseve.

 Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, deklaruan se ndihma siguron gjithpërfshirje. Ndihma përfshinë 37 mije biznese që janë kualifikuar për të qenë pjesë e kësaj pakoje. Këto biznese do të përfitojnë 60 milion euro.

Kryeministri Hoti deklaroi se përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla. Kështu, kompanitë që kanë deri në dhjetë punëtorë, përfitojnë 45.5% të shumës së përgjithshme të pakos prej 60 milion eurosh, kurse firmat që kanë nga 11 deri 50 punëtorë, 26%. Kurse pjesa tjetër, shpërndahet për pjesën tjetër të bizneseve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026