Vuçiç: SHBA-të nuk janë në anën e Serbisë, kanë përqëndruar forcat kundër Rusisë

17 Janar 2023 | 07:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se është shumë e rëndësishme që Serbia të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën, edhe pse kjo mund t’i mos i pëlqejë dikujt.

Vuçiç u shpreh se amerikanët, aktualisht nuk nuk janë në anën e Serbisë, por po përqëndrojnë forcat e tyre kundër Rusisë, shkruan Euronews Serbia.

“Amerikanët tani nuk janë në anën e Serbisë, por po shikojnë se si të sillen në mënyrë racionale dhe serioze dhe të mos humbasin forcën dhe energjinë tek dikush tjetër, sepse të gjitha forcat i kanë përqendruar kundër Rusisë.

Kjo është shumë logjike, racionale, sjellje e zgjuar dhe e përgjegjshme. Dhe a mund ta përdorim taktikisht, ndoshta, por strategjikisht jo lehtë, por sido që të jetë, marrëdhëniet e mira me Amerikën janë të rëndësishme për ne, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo”, theksoi ai.

Sipas tij, NATO  nuk e e respekton rezolutën 1244,

“Ne kemi një problem sepse NATO nuk e respekton rezolutën 1244 dhe nuk ka lejuar kthimin e forcave serbe”, shtoi Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026