Mori pjesë në luftën në Siri, 5 vjet burgim për shtetasin nga Kosova
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim një shtetas të Kosovës për pjesëmarrje në luftën në Siri.
Gjykata tha se i akuzuari Y.B, u gjet fajtor për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, por ka hedhur poshtë akuzën për “Lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit”, shkruan REL.
Sipas njoftimit, Y.B, më 2013, kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Turqi dhe më pas drejt Sirisë, “dhe ka ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të marrë pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘Daela-Islamia’, e cila më vonë është njohur si grupi militant Shteti Islamik”.
Ai, sipas gjykatës, kishte qëndruar në Siri deri më 28 maj 2022, kur është kthyer në Kosovë.
Më 28 maj të vitit 2022, Kosova dhe Shqipëria, riatdhesuan 15 shtetas të tyre. Tirana njoftoi se riatdhesoi 13 shtetas, ndërkaq Prishtina dy.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës