Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Prroni: Ka probleme me transparencën dhe depolitizimin e KQZ-së

14 Tetor 2020 | 05:46

Daniel Prroni, koordinator në Komitetin Shqiptar të Helsinkit në një intervistë për Euronews Albania foli rreth kodit zgjedhor të cilin e konsideron antikushtetues.

Ai shprehu shqetësimin për formulimin e nenit 67 që trajton të drejtat e kandidimit.

“Pavarësisht se konsensusi është i nevojshëm dhe i shëndetshëm për të arritur në një dakordësi midis palëve kurdoherë kjo marrëdhënie midis tyre duhet të zhvillohet brena një kuadri ligjor dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare”,- u shpreh Prroni.

Ai sqaroi se mungesa e një teksti zyrtar të këtyre ndryshimeve të bëra nuk ju bën të mundur mbikëqyrjen e këtyre ndryshimeve.

“Në momentin e të paturit një dokument zyrtar Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të finalizojë raportin e vet dhe do të publikojë gjetjet e tij”,- tha ai.

Daniel Prroni nuk la pa përmendur se për ngritjen e KQZ-së  po finalizohen gjetjet dhe tha për Euronews Albania se  janë ngritur problematika në lidhje me transparencën e këtij procesi si dhe me depolitizimin e strukturave të KQZ-së.

 

Lexoni gjithashtu:

 Kodi zgjedhor, Rama: Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, ne do ta votojmë po njësoj

Fushata elektorale, Kodi Zgjedhor filtron materialet me kaseta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026