Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve apel për furnizimin me vaksinat antigrip: Rrezik për mbivendosje simptomash

14 Tetor 2020 | 07:31

Diana Toma, Kryetare e Urdhrit të Farmacistëve, foli rreth furnizimit të vendit me vaksina duke qenë se aktualisht vetëm një depo farmaceutike e ka sjellë vaksinën, edhe ajo me një numër të kufizuar.

Sipas saj arsyet dhe shkaqet se përse vaksina po vjen me një numër kaq të kufizuar nuk mund të bëhen publike.

“Jemi në informacion se pritet dhe nga importues të tjerë sepse fatmirësisht nuk është importuesi i vetëm”,- tha ajo teksa sqaroi se nuk dihet se kur mund të vijnë këto vaksina.

Znj. Toma sqaroi se institucioni që ajo përfaqëson merret me shërbimin farmaceutik dhe jo me furnizimin.

Në fjalën e saj Toma tha se është Ministria e Shëndetësisë ajo që mund të japë një informacion më të detajuar për vaksinat duke qenë se dhe lejet e importit dalin nga aty.

“Fakti që ne kemi reaguar ka konsistuar në monopolizimin e tregut të vaksinës e cila cenon drejtpërdrejtë shërbimin dhe nuk e bën të aksesueshme për qytetarin atë vaksinë që gjendet prezent në treg”,- tha Diana Toma teksa theksoi se kjo prish dhe balancat e aktivitetit të farmacive.

Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve bëri thirrje se për këtë çështje duhet të mbajë përgjegjësi Ministria e Shëndetësisë dhe duhen marrë masa pasi duke mos bërë vaksinën rrezikohet që simptomat e gripit stinor t’i mbivendosen simptomave të virusit COVID-19.  

 

Lexoni gjithashtu: 

Vaksina kundër gripit sezonal, frika nga coronavirus shton kujdesin, dyndje nga ata që e përfitojnë falas

Vaksina kundër gripit, Gjergj Koja: Është e certifikuar nga OBSH, prodhohet në Korenë e Jugut

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026