Vuçiç: Formimi i Asosacionit është një çështje kyçe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich.
Vuçiç e ka njoftuar Pich për qëndrimin e Serbisë në lidhje me situatën aktuale në rajon, veçanërisht në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.
“Theksova se Serbia, si gjithmonë deri më tani, mbetet sinqerisht e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon, siç dëshmojnë iniciativat e shumta të integrimit rajonal, nismëtar i të cilave është vendi ynë”, theksoi ai.
Vuçiç deklaroi se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, gjë që e ka treguar në situata krize të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.
Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi, në të cilën pika kyçe është siguria e serbëve në Kosovë.
Ai gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e respektimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara më parë, siç është Asosacioni.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona