Rikthehen reshjet në Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara
Reshjet e shiut të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në qarkun e Shkodrës.
Si pasojë e reshjeve, problematike është situata në aksin rrugor Mes – Ura Shtrenjtë në zonën e Prekalit ku ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar rrugën.
Rrëshqitje dherash ka pasur dhe në rrugët rurale në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, por pas ndërhyrjes së mjeteve të firmave të kontraktuara situata i është rikthyer normalitetit.
Era e fortë ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në bashkinë Shkodër, por dhe në zonat rurale në bashkitë e Pukës dhe Fushë Arrëzit dhe po punohet nga OSHEE për riparimin e linjave të transmetimit.
Sa i takon situatës në kaskadën e lumit Drin, pavarësisht rritjes së prurjeve situata raportohet të jetë e menaxhueshme ndërsa nga dita e djeshme raportohet për shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës në masën e 200 metër kub ujë në sekondë.
LEXONI GJITHASHTU:
Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten