Përkeqësohet moti në vend, Peleshi: Reshje shumë intensive në Kukës e Shkodër
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë detaje në lidhje me përkeqësimin e motit që pritet të përfshijë vendin tonë në ditët në vijim.
Në një deklaratë për mediat ai tha se deri më 21 janar do të ketë reshje shumë intensive në Kukës dhe në Shkodër e më pak intensive në Dibër dhe Lezhë.
“Gjenerimi në kaskadë do të jetë i përqendruar në regjim maksimal në HEC e Fierzës, të Komanit e Vaut të Dejës. Parashikimi i reshjeve deri në ditët e vazhdim,
Sot priten reshje shumë intensive në Kukës, Shkodër, reshje intensive në Dibër dhe Lezhë dhe reshje më pak intensive në qarqet e tjera të vendit.
Priten që reshjet të shoqërohen me shtrëngata. Prurjet në kaskadën e lumit Drin do të pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës së sotme dhe do të vijojnë në rend rritës deri më 21 janar”- tha ai.
Ai u bëri thirrjeve bashkisë së Shkodrës dhe Lezhës në veçanti por edhe bashkive të tjera që të marrin masat për reshjet që pritet që të shoqërojnë vendin.
Shkodra duhet të marrë masat dhe të paralajmëroi popullsinë, të monitorojë lumenjt e Bunës, Kilit e Drinit, kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes së argjinaturave të lumenjve si dhe të digave të ujëmbledhësve. Të mbajë në gatishmëri kapacitete logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.
Bashkia Lezhë të marrë masa për paralajmërimin e popullsisë si dhe të monitorojë lumin Drin dhe kontrollin e argjinaturave. Kjo vlen për të gjitha bashkitë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar