Përkeqësimi i motit, Peleshi zbulon zonat që rrezikojnë të ketë përmbytje
Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp, ku paralajmëroi zonat të cilat mund të kenë problematika si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit.
Peleshi tha se zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës janë të rrezikuara nga vërshimi i lumenjve malor, duke rrezikuar të shkaktojnë përmbytje.
Peleshi nënvizoi gjithashtu se bashkitë dhe emergjencat civile kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar përmbytjet përmes pastrimit të kanaleve.
“Deri tani nga raportimet e bëra në 24-orët e fundit nga qarqet nuk kemi situata problematike. Kuotat e lumenjve deri tani janë në kuota normale. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malor dhe rrëshqitje të dherave
Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme, përmbytje të lokalizuara në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Por dua të bëj me dije se të gjitha shtabet janë në gadishmëri. Bashkitë kanë punuar në kohë për të parandaluar përmbytjet përmes pastrimit të kanaleve.
Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme ndaj ka vlerë të marrim masa të tjera shtesë për të siguruar jetën e banorëve dhe pasuritë e tyre”, tha Peleshi.
LEXO GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në