Musta: Amosi që do ta lidhte dhe zhvishte Luizin në mal, shembulli më i tmerrshëm
Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania këtë të mërkurë u diskutua bullizimi në televizion dhe në ‘reality show’ që transmetohen në vend.
E ftuar në emision, gazetarja Aulona Musta tha se bullizmi dhe gjuha ofenduese në televizion ndikon drejtpërdrejtë në shoqëri.
Ajo nënvizoi se komenti i aktorit Amos Zaharia në një reality show se do ta merrte këngëtarin Luiz Ejlli dhe do ta lidhte në mal e t’i bënte video është një deklaratë shumë e rëndë.
“Në përgjithësi nuk i është dhënë rëndësia e duhur të gjithë dhunës verbale që është bërë në përgjithësi. Gjëja që unë do të dënoja më shumë në atë reality show ishte komenti i tmerrshëm i Amosit që do ta merrja Luizin ta çoja në Dajt dhe do ta lidhja. Kjo është më e rëndë dhe se shpulla e Kejvinës që u kuptua sesi u dha. Të japësh mesazhe të tilla në një shoqëri që vuan çdo ditë nga kërcënimet nga vajzat që shantazhohen me video nga histori që kanë patur, ky është një problem i përditshëm në shoqërinë tonë. Të gjitha këto ndikojnë te shoqëria”, tha Musta.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë