“Ku të fshehin paratë”, Shabani tregon ‘hallin’ e qeveritarëve

18 Janar 2023 | 12:53

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se halli më i madh që kanë sot qeveritarët është se ku të fshehin paratë e vjedhura nga qytetarët shqiptarë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai ndërsa ka komentuar paratë e vjedhura nga pastruesja në shtëpinë e Alda Klosit, Shabani theksoi se qytetari i zakonshëm mezi mbyll muajin ndërsa pushtetarët fshehin paratë e tyre.

“Hallin që kanë qeveritarët janë shumë të ndryshme nga ato që kanë qytetarët e thjeshtë. Halli I tyre është se ku do fshehin lekët që na kanë vjedhur ne, ndërkohë që qytetari i zakonshëm ka hallin se si do mbyll muajin. Në kulmin e krizës ku njerëzit nuk po blinin dot një xhel deti kurse një zyrtare mbante të fshehura 500 mijë euro në shtëpi. 500 mijë euro rrinin të fshehura te tubi i sobës, ndërsa shkollat janë pa ngrohje, 500 mijë euro te dysheku dhe spitalet janë pa ilaçe. Ky vend ka para boll që të jetojmë këtu por janë të fshehura të tubi i sobës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026