Nis seanca e dytë në Kushtetuese për Olta Xhaçkën, kërkesa e deputetëve të Berishës
Që prej orës 13:30, ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca tjetër për mandatin e deputetes të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Në këtë seancë të dytë ka qenë grupimi i deputetëve të PD-së që mbështesin Sali Berishën ata që kanë dorëzuar në gjykatë kërkesën për heqjen e mandatit.
Mësohet se të pranishëm në seancë janë deputetët Agron Shehaj, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Edmond Spaho.
Përfaqësuesi ligjor i deputetëve të opozitës, Franc Nuri, deklaroi se nuk i takon Kuvendit të vendosë nëse është shkelje apo jo, por Gjykatës Kushtetsuese.
“Kuvendi ka shkelur kushtetutën duke mos e çuar çështjen ne Gjykaten Kushtetuese. Kushtetuesja duhet ta zgjidhë çështjen në themel”, tha Nuri.
Kujtojmë se opozita pretendon se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.
LEXO GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni