Ministri i Jashtëm i Greqisë në Tiranë javën e ardhshme

14 Tetor 2020 | 17:12

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Dendias do të vizitojë Tiranën më 20 tetor në një vizitë ku pritet të diskutohet çështja e ujërave territoriale, por edhe e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se Dendias do të takojë Kryeministrin Edi Rama ku do të rivendosë në tryezën e bisedimeve çështjen e delimitimit të ujërave territoriale mes dy vendeve.

Për çështjen e ujërave, e cila mbetet e pazgjidhur prej vitit 2009, kryeministri Rama është shprehur javët e shkuara se palët mund t’i kërkohen Gjykatës Ndërkombëtare.

Mes Greqisë dhe Shqipërisë pati marrëveshje në vitin 2009, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh se “ajo u rrëzua nga një raport sekret i Turqisë”.

Greqia ka arritur të përcaktojë ujërat e saj me marrëveshje të reja me Italinë dhe Egjiptin, ndërkohë që për shkak të një konlfikti për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve natyrore në ujërat lindor të Mesdheut ka pasur tensione politike me Turqinë.

Javën e shkuar Dendias vizitoi edhe Kosovën ku pasi takoi udhëheqësit e shtetit dha sinjale pozitive se Greqia shumë shpejt mund ta njohë pavarësinë e saj.

 

Lexoni gjithashtu:

Kufijtë detarë Shqipëri-Greqi, kryeministri Mitsotakis paralajmëron zgjerim me 12 milje në Detin Jon

Vangjel Dule: Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë

Zgjerim me 12 milje në Jon, Rama: Kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujërat territoriale shqiptare

Deti, PD: S’ka transparencë për hapësirën ku zgjerohet kufiri i Greqisë

Falje deti për Greqinë? Kryeministri Rama i prerë: S’kam firmosur asnjë dokument

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026