A rrezikojmë rimbyllje për shkak të Covid-19? Eugena Tomini: Trendi i shtrimeve është rritur në dy spitalet

14 Tetor 2020 | 17:35

Shefja e epidemiologjisë në Institutit e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli rreth masave të reja të miratuara nga qeveria, të cilat detyrojnë qytetarët të mbajnë maskë pasi në të kundërt do ndëshkohen me gjobë. Gjatë një interviste në “Ilva Now”, znj. Tomini theksoi se është rritur numri i qytetarëve, që kërkojnë ndihmë në dy spitalet Covid.

“Që nga dita e nesërme çdo anëtar i popullatës do të mbajë maskë nga 11 vjeç e sipër. Ky vendim u mor nga anëtarët e Komitetit të Ekspertëve. Askush nuk e di përballjen se si do të jetë qarkullimi i covid-it. Ka një tendenca në rritje e rasteve pozitive, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Evropë. Në dy spitalet Covid-1 dhe Cocid-2 kemi në një trend në rritje. Janë disa ndërhyrja që janë bërë si masa parandaluese”, tha ajo.

Ajo theksoi më tej se maska duhet të kthehet si një element higjienik, ku secili qytetar duhet ta mbajë pastër dhe të kujdeset për ruajtjen e shëndetit.

“Maska bëhet tani si një element higjenik, ku secili tek ne mund të ketë maska prej pambuku, të cilat kanë disa shtresa të pambukta, sigurisht janë një barrierë e mirë për mbrojtjen e spërklave të pështymës”, tha ajo.

Ajo e përjashtoi mundësinë e një mbylljeje të dytë për shkak të Covid-19.

“Unë shpresoj dhe e kam bindjen e plotë se nuk jemi për një mbyllje të dytë, në bazë të të dhënave për të  përballuar kapacitetet”, tha ajo.

 

Intervista e plotë: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026