Përmbytjet në Lezhë| Pjerin Ndreu: 5 familje janë evakuuar, disa banesa nën ujë
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se situata në këtë bashki është problematike, për shkak të reshjeve të dendura.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ndreu u shpreh se deri më tani janë evakuuar 5 familje, teksa shtoi se disa banesa ndodhen në ujë.
Ndër të tjera, Ndreu deklaroi se ka pasur probleme me energjinë në disa zona dhe se po punohet nga grupet në terren.
“Situata tani është problematike në zonën qendrore të qytetit. Kryesisht në lagjen “Besëlidhja” dhe në zonën e Vanadisë, sidomos në Treç. Ne jemi te përroi, që ka një prurje të jashtëzakonshme. Po ndërhyjmë te ura, për ta pastruar dhe për të ulur nivelin e lumit, në kuptimin që mos të kalojë në lagjen matanë, e cila na rrezikon. Po merremi intensivisht me gjithë evakuimin e banorëve që paraqesin rrezik.
Deri më tani kemi evakuuar 5 familja, situata është nën kontroll. Ka rënë një sasi prej 70 mm reshjesh që nga ora 4 e mëngjesit, e paparashikuar as nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Kemi gjetur një fluks reshjesh të pazakontë dhe të vështirë për t’u menaxhuar. Nesë nuk do ketë reshje, do ketë një stabilizim të shpejtë. Banesa ku ka hyrë uji ka, janë fryrë përrenjtë që vijnë nga sipër. Nuk ka pasoja dhe po e mbajmë në kontroll. Energjia është problem disa zona”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit