Shqipëria ‘harron’ fitoren, kuqezinjtë barazuan pa gola me Lituaninë në transfertë
Për të tretën ndeshje radhazi, kombëtarja shqiptare nuk arrin të fitojë. Skuadra e Edoardo Rejas nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në takimin me Lituaninë. Goditja e Seferit dhe pretendimet për 11-metërsh ishin të vetmet raste për t’u mbajtur mend në fraksionin e parë.
Lituania krijoi volum, madje arriti të gjente dhe golin, por gjyqtari sinjalizoi goditje dënimi për një faull në dëm të Berishës.
Zëvendësimet në pjesën e dytë nuk sollën ndryshim në rezultat. Rasti i Trashit pak minuta para fundit të ndeshjes, ishte shkëndija e fundit për kuqezinjtë, të cilët po tregojnë se nuk kanë asgjë më shumë se rivalët e grupit, ndonëse në letër u konsideruan si favoritët e mëdhenj.
Në fund të ndeshjes edhe vetë trajneri Reja u shpreh se ndjen keqardhje për faktin se skuadra nuk po arrin dot të gjejë golin, pasi kjo ishte e treta përballje që skuadra e tij nuk arrin të festojë.
Pas katër ndeshjesh, Shqipëria ka arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë në grupin katër të Ligës C.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon