Pastori: Në kulturën tonë burrat dhe gratë tradhtojnë njësoj
Pastori Akil Pano deklaroi në Euronews Albania se në kulturën tonë është e gabuar kur thuhet që burrat tradhtojnë më shumë se gratë.
Ai tha se statistikat dhe të dhënat e publikuara nuk janë të vërteta pasi burrat dhe gratë tradhëtojnë njësoj.
Sipas pastorit lëvizjet liberale tentojnë që përmes këtyre statistikave të godasin në mënyrë të qëllimtë figurën e burrit për ta minimizuar atë.
“Po aq sa tradhtojnë burrat në kulturën tonë aq tradhtojnë dhe gratë. Unë e kam problemin tek qëmtimi i qëllimtë dhe minimizimi që i bëhet figurës së burrit. Gjithë problemi është patriarkaliteti, lëvizjet feministe, leftiste dhe liberale kërkojnë të godasin dhe të minimizojën figurën e burrit.
Kush janë këta socilogë që na kanë bërë statistika?! Nuk është statistik, nuk është numër tradhtia. Nuk e mat dot që burrat tradhtojnë më shumë se sa gratë. Por po t’iu bëj një kundërpyetje, me kë tradhëtojnë burrat? Tradhëtojnë me meshkuj apo tradhëtojnë me gruan e tjetrit?!”, tha Pano.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet