Avokati i Popullit, Bushka: Javën e ardhshme Kuvendi pritet të hapë procesin

19 Janar 2023 | 17:05

Javën e ardhshme Kuvendi pritet të hapë thirrjet për avokatin e popullit.

Në një intervistë për Euronews Albania, kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka deklaroi se personat e interesuar do të kenë 20 ditë kohë për të dorëzuar aplikimet.

“Procesi duhet të fillojë nga e para për plotësimin e vakancës së avokatit të popullit dhe si rregull duhet të fillojë menjëherë. Kështu që në ditët në vijim komisioni i çështjeve ligjore do të shpallë vakancën dhe do të kërkojë shërbimeve të kuvendit të fillojnë procedurën për hapjen e thirrjes për shprehje interesi nga të gjithë kandidatët që do të duan të jenë në këtë pozicion në të ardhmen,” – u shpreh Bushka.

Ajo tregon se mazhoranca do të synojë që të gjejë një konsesus me opozitën. Për këtë votim, kërkohen 84 vota të cilat partia socialiste nuk i ka. 

“Kur kërkohet një shumicë e cilësuar nënkuptohet një dakordësi midis palëve, ama edhe dakordësia nuk do të thotë që palët nuk do të duhet të dialogojnë dhe të jenë në pozicione që është ky kandidat se i takon një force të caktuar politike dhe kjo vendimmarrje duhet bërë,” – sqaroi Bushka.

Në mungese të gjetjes së një gjuhe të përbashkët, kryetarja e komisionit ë ligjeve nuk përjashton mundësinë e mbështetjes me firma të një kandidati nga grupi parlamentar socialist.

“Nuk kemi vendosur ende për këtë, të shohim kush janë kandidatët. Si rregull besoj se një traditë do të ndiqet siç është ndjekur më parë por sigurisht që dialogu dhe maturiteti politik duhet të jenë në nivelin më të lartë këtë herë,” – tha ajo.

Në fund të dhjetorit, mazhoranca dhe opozita nuk u dakordësuan në parlament për të votuar avokatin e ri të popullit. Mbetet për të parë nëse politika gjatë këtij sesioni do të kenë vullnetin për të votuar me shumicë të cilësuar avokatin e ri të popullit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026