I shoqi përfitoi si investitor strategjik, avokati i PD: Xhaçkës t’i hiqet imuniteti

19 Janar 2023 | 18:00

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë brenda një afati kohor prej 30 ditësh, lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, njëherësh dhe ministre e Jashtme.

Sipas demokratëve, ministrja është në konflikt të hapur interesi. Bëhet fjalë për bashkëshortin e Xhaçkës, i cili është shpallur investitor strategjik në një resort që po ndërtohet në jug të vendit.

Franc Nuri avokat i Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkëshorti i ministres Xhacka ka përfituar lehtësime nga shteti si investitor strategjik, çka përbën konflikt të hapur interesi me bashkëshorten e tij ministre.

“Vetë statusi investitor strategjik parashikon një listë të tërë avantazhesh, p.sh nëse toka është arë ku nuk punohet dot, shteti merr përsipër t’i japë statusin truall duke ja rritur disa fish vlerën. Janë një sërë avantazhesh kur je investitor strategjik që mundësohen nga shteti. Duke marrë statusin e investitorit strategjik, ke avantazhe në marrjen e lejeve dhe licencave, që përfitohen në kohë rekord me tarifa të reduktuara”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023